Të dashur studentë,
Ju njoftojmë se të martën, më datë 14 tetor, duke filluar nga ora 11:45, në sallën B2 të Fakultetit të Biznesit, do të mbahet një sesion informues nga ProCredit Bank.
Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të:
- informohen më gjerësisht rreth ProCredit Bank I pakos së re studentore;
- marrin informacion për mundësitë e mbajtjes së punës praktike në bankë;
- njihen me programet e punësimit dhe zhvillimit profesional që ofron banka.
Ky është një rast i shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth karrierës bankare dhe mundësive që ofrohen për studentët.
Ju mirëpresim!
