Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

ICAE-2026 Konferenca e 2-të Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin

ICAE-2026

Konferenca e 2-të Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin

“Krijimtaria, Trashëgimia & Edukimi Artistik në Kohën e Teknologjisë”

11-12 Qershor 2026

Thirrje për Punime Shkencore

Konferenca e 2-të Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin, Konferenca ICAE – 2026, “Krijimtaria, Trashëgimia dhe Edukimi Artistik në Kohën e Teknologjisë” synon të sjellë së bashku studiues, artistë, edukatorë, profesionistë të kulturës dhe ekspertë të teknologjisë për të kontribuar me kërkime, qasje praktike dhe diskutime teorike. Konferenca Ndërdisiplinore e Universitetit të Arteve për vitin 2026 synon të krijojë një hapësirë të gjerë dialogu, kërkimi dhe reflektimi mbi zhvillimet bashkëkohore në fushat e artit pamor, artit skenik dhe kinematografisë, muzikës, edukimit artistik dhe trashëgimisë kulturore. Duke u mbështetur në traditën akademike të institucionit dhe në angazhimin e tij për qasje të reja dhe inovacion, kjo konferencë ndërthur perspektiva teorike, praktika krijuese dhe qasje kërkimore dhe artistike, duke nxitur bashkëpunime ndërmjet studiuesve, artistëve dhe profesionistëve të fushave të ndryshme.

Idi na vrh