Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Thirrje për Garë për Zgjidhje të Gjelbra për Biznese

Për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”

Ke një ide si mund të ndihmosh një biznes të bëhet më i qëndrueshëm dhe më efikas?
Është koha ta kthesh atë ide në një zgjidhje reale.

Në kuadër të projektit Sustainnovate I GreenWB, Universiteti “Haxhi Zeka” shpall Garen për Zgjidhjet më të Mira të Gjelbra për Biznese, të dedikuar për studentët e UHZ.

Çfarë është kjo Garë?

Kjo garë synon të nxisë mendimin kritik, inovacionin dhe ndërmarrësinë e gjelbër tek studentët, duke i sfiduar ata të zhvillojnë zgjidhje konkrete për problemet reale të bizneseve.

Përmes kësaj gare, studentët do të kenë mundësi të:

  • punojnë mbi sfida reale nga bizneset lokale
  • zhvillojnë ide dhe zgjidhje të qëndrueshme
  • përdorin resurset e HELIXA Living Lab
  • marrin mentorim dhe përkrahje nga stafi akademik dhe ekspertët

Çfarë lloj zgjidhjesh mund të propozoj?

Studentët do të zgjedhin një problem të identifikuar nga bizneset dhe do të propozojnë një zgjidhje inovative që mund të zhvillohet përmes HELIXA Living Lab.

Zgjidhjet mund të lidhen me:

  • reduktimin e mbetjeve dhe ndotjes
  • përmirësimin e efikasitetit të energjisë
  • zhvillimin e produkteve (3D Print) apo proceseve ekologjike
  • përdorimin e teknologjisë për zgjidhje të qëndrueshme
  • analizën e ndikimit mjedisor (p.sh. carbon footprint)
  • çdo ide tjetër që kontribuon në transformimin e gjelbër të bizneseve

Çmimet për fituesit

Tre zgjidhjet më të mira do të shpërblehen me:

🥇 Vendi i parë: 500 €
🥈 Vendi i dytë: 300 €
🥉 Vendi i tretë: 200 €

Përveç kësaj, projektet më premtuese do të kenë mundësinë të zhvillohen më tej përmes HELIXA Living Lab, duke përfituar:

  • mentorim profesional
  • qasje në pajisje dhe laborator
  • mbështetje për prototipim dhe testim
  • mundësi për bashkëpunim me biznese reale

Afatet

Afati i fundit për aplikim: 10.04.2026

Si të aplikosh?

Plotëso formularin e aplikimit në këtë link:
👉 https://forms.gle/3PEFTeeSqPhWFk8T8

Pjesëmarrja mund të jetë individuale ose në grup (max. 3 persona).

Pas aplikimit:

  • do të përzgjidhen idetë më premtuese
  • studentët do të udhëzohen për përgatitjen e Planit te Biznesit
  • do të ofrohet mentorim gjatë zhvillimit të projektit
  • ekipet do të ftohen të prezantojnë zgjidhjen para një komisioni vlerësues

Prezantimet finale do të mbahen më 08.05.2026

Kush mund të aplikojë?

Të gjithë studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”, në të gjitha nivelet e studimeve (BSc, MSc dhe PhD).

Kontakt

Për pyetje apo informata shtesë, kontaktoni:
[email protected]
[email protected]

Idi na vrh