Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Delegacija Agencije za hranu i veterinarstvo Republike Kosovo posjetila je Univerzitet “Hadži Zeka”

Sot, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë priti në një takim pune delegacionin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës, të përbërë nga znj. Iliriana Zymberaj, Drejtoreshë, z. Eroll Dhehu, Shef i Inspektoratit Veterinar dhe Kufitar, dhe z. Naim Delijaj, Inspektor Fitosanitar. Delegacioni u prit nga Prof. dr. Armand Krasniqi, Rektor i UHZ, Prof. dr. Ibrahim Hoxha, Dekan i Fakultetit të Agrobiznesit, si dhe Prof. dr. Nexhdet Shala, Prodekan i po këtij fakulteti.

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe miqësor lidhur me mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit institucional në fusha me interes të përbashkët akademik, profesional dhe kërkimor. U theksua se UHZ dhe AUV kanë një histori bashkëpunimi të gjatë dhe të qëndrueshme, ndërsa vizita e sotme riafirmoi përkushtimin e të dyja palëve për forcimin e partneritetit dhe zhvillimin e iniciativave të reja që kontribuojnë në avancimin e sektorit të agrobiznesit, sigurisë ushqimore dhe fushave të tjera të rëndësishme.

Takimi përfundoi me gatishmërinë e të dy institucioneve për të konkretizuar projektet e ardhshme dhe për të vazhduar rrugën e bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit profesional të studentëve dhe ngritjes së kapaciteteve shkencore e praktike.

Në vijimësi, UHZ mbetet e përkushtuar në kultivimin e partneriteteve strategjike që krijojnë vlerë dhe rrisin ndikimin e tij akademik dhe shoqëror.

Idi na vrh