Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Arti i Universitetit Haxhi Zeka sjell frymën e Krishtlindjeve në Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Studentët dhe stafi i Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” ishin të ftuar të performojnë në ambientet e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, në kuadër të aktiviteteve festive të organizuara me rastin e Krishtlindjeve.

Performanca artistike u prit me interes dhe vlerësim nga përfaqësuesit e KFOR-it, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke reflektuar rolin e artit si urë lidhëse ndërmjet kulturave dhe komuniteteve të ndryshme. Përmes muzikës dhe interpretimit artistik, studentët e UHZ-së përcollën mesazhe paqeje, bashkëjetese dhe respekti të ndërsjellë.

Ky aktivitet përfaqëson një tjetër dëshmi të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Universitetit “Haxhi Zeka” dhe partnerëve ndërkombëtarë, si dhe kontributin e universitetit në promovimin e vlerave kulturore dhe artistike në shoqëri.

Idi na vrh