Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Studimet e fizibilitetit si bazë për zhvillimin strategjik – UHZ dhe Komuna e Junikut bashkërendojnë angazhimet në kuadër të FERD-it

Në kuadër të përgatitjeve për realizimin e projektit të studimeve të fizibilitetit me komunat partnere të Forumit Ekonomik Rajonal të Dukagjinit – FERD, Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, zhvilloi sot një takim shumë të frytshëm pune me Kryetarin e Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu.

Gjatë takimit, Rektori Krasniqi e njoftoi Kryetarin Shehu me konceptin, përmbajtjen dhe objektivat e projektit, duke vënë theks të veçantë në përfitimet që studimet e fizibilitetit pritet të sjellin për komunat partnere dhe për vetë Universitetin. Ai theksoi se synimi është krijimi i dokumenteve të mbështetura në analiza profesionale dhe shkencore, të cilat do të mund të shërbejnë si bazë e qëndrueshme për identifikimin e potencialeve, prioriteteve dhe drejtimeve të ardhshme të zhvillimit lokal dhe rajonal.

Rektori Krasniqi foli gjithashtu për rolin që Univerzitet "Hadži Zeka"“ po synon të fuqizojë në përmbushjen e misionit të tretë universitar, duke vënë kapacitetet akademike dhe shkencore në funksion të institucioneve, ekonomisë dhe komunitetit. Në këtë kuadër u vlerësua veçanërisht bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet UHZ-së dhe Komunës së Junikut, si një bazë e mirë për zhvillimin e nismave të reja me interes të përbashkët.

Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, e vlerësoi lart iniciativën e Univerzitet "Hadži Zeka"“ dhe falënderoi Rektorin Krasniqi për përfshirjen e komunave partnere në një proces të tillë. Ai theksoi se dokumentet strategjike të mbështetura në analiza shkencore dhe të dhëna të argumentuara janë të domosdoshme për hartimin e politikave zhvillimore komunale dhe rajonale, si dhe për orientimin më të mirë të prioriteteve dhe investimeve në të ardhmen.

Sipas Kryetarit Shehu, një qasje e tillë krijon mundësi që zhvillimi të planifikohet në mënyrë më të harmonizuar, të qëndrueshme dhe afatgjatë, duke ndërlidhur potencialet lokale me objektivat më të gjera të zhvillimit rajonal.

Në përfundim të takimit, palët u pajtuan që përfaqësuesit e Komunës së Junikut të jenë pjesë aktive e punëtorive që do të organizohen në fund të muajit në Universitetin “Haxhi Zeka”, në kuadër të aktiviteteve të FERD-it. Punëtoritë do të shërbejnë për diskutimin e të dhënave, identifikimin e prioriteteve dhe harmonizimin e kontributeve institucionale në procesin e hartimit të studimeve të fizibilitetit.

Takimi konfirmoi gatishmërinë e UHZ-së dhe Komunës së Junikut që bashkëpunimin ekzistues ta avancojnë drejt projekteve konkrete, të mbështetura në dije, analiza dhe planifikim strategjik, me synim krijimin e rezultateve të matshme për zhvillimin lokal dhe rajonal.

Idi na vrh