Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

WHEN GRATITUDE BECOMES PART OF A UNIVERSITY’S HISTORY

Some partnerships begin with an agreement. Others are built over the years through trust, a shared vision, and unwavering commitment. Such is the partnership between the University “Haxhi Zeka” and Prof. Dr. Hab. Inż. Kesra Nermend.

Today, the University “Haxhi Zeka” had the honour of holding the official ceremony to confer the title of “Honorary Member of the University”—the highest institutional distinction awarded by the University to individuals whose exceptional contributions have significantly advanced its development and international standing.

By decision of the University Senate, this prestigious title was conferred upon Prof. Dr. Hab. Inż. Kesra Nermend, Full Professor and Director of the Institute of Management at the University of Szczecin, Poland, “In recognition of his outstanding, long-term, and dedicated contribution to the development of the University “Haxhi Zeka”, particularly in strengthening international academic cooperation, supporting institutional development, advancing scientific research and academic activities, promoting internationalisation processes, and enhancing the University’s visibility within the international academic community”.

For many, Prof. Nermend has been far more than an institutional partner. He has been a trusted friend of the University, a valued advisor, and a committed collaborator whose contribution has played an important role in the University’s journey towards academic excellence and internationalisation.

His contribution has extended to the development of doctoral study programmes aligned with European standards, the strengthening of scientific research, the establishment of strategic partnerships, the preparation of competitive international projects, the advancement of the Institute of Science and Arts, the establishment of the University’s scientific journal, and the organisation of international scientific conferences that have strengthened cooperation between the academic communities of Kosovo and Poland.

Behind every institution that moves forward stand individuals with vision—people who share not only their knowledge, but also their belief that universities become stronger when they collaborate, build bridges, and create opportunities for future generations.

Prof. Dr. Hab. Inż. Kesra Nermend is one of those individuals.

His commitment has long gone beyond formal cooperation. He has become an integral part of the University “Haxhi Zeka’s” story, contributing to the strengthening of its international identity and the expansion of academic partnerships that today represent one of the University’s greatest strengths.

This distinction is an expression of our deepest appreciation, but it is also a reminder that universities are not built solely by those who work within their walls. They are also shaped by the people who believe in their mission, stand beside them, and, through their vision and dedication, build lasting bridges between universities, academic communities, and nations.

Today, we honoured more than an outstanding professor. We honoured a trusted friend of the University “Haxhi Zeka”, a strategic partner, and a true ambassador of academic values.

Congratulations to Prof. Dr. Hab. Inż. Kesra Nermend on this well-deserved distinction. The University “Haxhi Zeka” expresses its sincere gratitude for everything he has contributed—and continues to contribute—to the growth, development, and international success of our institution.

KUR MIRËNJOHJA BËHET PJESË E HISTORISË SË NJË UNIVERSITETI

Ka partneritete që lindin nga një marrëveshje. Ka të tjera që ndërtohen me kalimin e viteve, përmes besimit, vizionit të përbashkët dhe punës së përkushtuar. Pikërisht një partneritet i tillë është ai ndërmjet Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Prof. Dr. Hab. Inż. Kesra Nermend.

Sot, Universiteti “Haxhi Zeka” pati nderin të organizojë ceremoninë solemne të ndarjes së titullit “Anëtar Nderi i Universitetit”, vlerësimi më i lartë institucional që universiteti u akordon personaliteteve me merita të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe promovimin e tij.

Me vendim të Senatit të Universitetit, ky titull iu nda Prof. Dr. Hab. Inż. Kesra Nermend, profesor i rregullt dhe Drejtor i Institutit të Menaxhimit në Universitetin e Szczecinit, Poloni, “Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi të lartë institucional për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, afatgjatë dhe të përkushtuar në zhvillimin e Universitetit “Haxhi Zeka”, veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, zhvillimin institucional, avancimin e kërkimit shkencor dhe aktiviteteve akademike, mbështetjen e proceseve të ndërkombëtarizimit, si dhe promovimin e universitetit tonë në komunitetin akademik ndërkombëtar”.

Për shumë vite, Prof. Nermend ka qenë shumë më tepër se një partner institucional. Ai ka qenë një mik i universitetit, një këshilltar i vyer dhe një bashkëpunëtor i palodhur në nisma që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rrugëtimin e Universitetit “Haxhi Zeka” drejt cilësisë dhe ndërkombëtarizimit.

Kontributi i tij është shtrirë në zhvillimin e programeve të doktoratës sipas standardeve evropiane, fuqizimin e kërkimit shkencor, krijimin e partneriteteve strategjike, përgatitjen e projekteve ndërkombëtare konkurruese, ngritjen e Institutit të Shkencës dhe Arteve, themelimin e revistës shkencore të universitetit dhe organizimin e konferencave ndërkombëtare që kanë afruar komunitetet akademike të Kosovës dhe Polonisë.

Pas çdo institucioni që ecën përpara qëndrojnë njerëz me vizion. Njerëz që nuk ndajnë vetëm dijen, por edhe besimin se universitetet bëhen më të forta kur bashkëpunojnë, kur ndërtojnë ura dhe kur krijojnë mundësi për brezat që vijnë.

Prof. Dr. Hab. Inż. Kesra Nermend është një prej tyre.

Përkushtimi i tij ka tejkaluar prej kohësh kufijtë e bashkëpunimit formal. Ai është bërë pjesë e historisë së Universitetit “Haxhi Zeka”, duke kontribuar në forcimin e identitetit të tij ndërkombëtar dhe në zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimeve akademike që sot përbëjnë një nga asetet më të rëndësishme të universitetit tonë.

Ky titull është shprehje e mirënjohjes sonë më të thellë, por edhe një dëshmi se universitetet nuk ndërtohen vetëm nga ata që punojnë brenda mureve të tyre. Ato ndërtohen edhe nga njerëzit që besojnë në misionin e tyre, ecin përkrah tyre dhe me vizionin e tyre krijojnë ura të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet universiteteve dhe kombeve.

Sot nuk nderuam vetëm një profesor të shquar. Nderuam një mik të Universitetit “Haxhi Zeka”, një partner strategjik dhe një ambasador të vërtetë të vlerave akademike.

Urime Prof. Dr. Hab. Inż. Kesra Nermend për këtë vlerësim të merituar. Universiteti “Haxhi Zeka” i shpreh mirënjohjen e tij të thellë për gjithçka që ai ka dhënë dhe vazhdon të japë në shërbim të zhvillimit të institucionit tonë.

Idi na vrh