Më 12 nëntor, në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Biznesit, u mbajt sesioni informues i organizuar nga Kosovo Generation Unlimited (K-GENU) – një iniciativë që synon të fuqizojë të rinjtë duke i lidhur ata me kompani vendore dhe ndërkombëtare, për t’u mundësuar fitimin e përvojës reale të punës dhe zhvillimin e aftësive praktike për tregun modern të punës.
Gjatë sesionit, përfaqësuesit e K-GENU prezantuan mundësitë që ky projekt ofron për studentët, duke theksuar rëndësinë e përvojës profesionale të hershme në ndërtimin e karrierës dhe zhvillimin personal. Studentët patën rastin të mësojnë më shumë rreth mënyrave se si mund të përfitojnë nga programet dhe bashkëpunimet që kjo iniciativë ofron, si dhe të krijojnë llogaritë e tyre në platformën/aplikacionin e K-GENU, për të filluar rrugëtimin e tyre drejt përvojës profesionale.
Projekti K-GENU, i zbatuar nga KDWV (Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung), është një ndër iniciativat kyçe që ndihmon të rinjtë në Kosovë të lidhin arsimin me tregun real të punës dhe të zhvillojnë aftësi të reja praktike e profesionale.





