Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë ka nderin dhe kënaqësinë të mirëpresë në një ligjëratë të veçantë Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Ligjërata do të mbahet më 16 prill 2026, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik, duke filluar nga ora 13:00.
Tema e ligjëratës:
“Politika e Turqisë në Ballkan në një botë në ndryshim dhe marrëdhëniet me Kosovën”
Kjo ngjarje akademike paraqet një mundësi të çmuar për studentët, stafin akademik dhe publikun e interesuar për të dëgjuar nga afër një analizë diplomatike mbi zhvillimet bashkëkohore në Ballkan, rolin e Turqisë në rajon, si dhe marrëdhëniet e saj me Kosovën.
Prania juaj do ta nderojë këtë aktivitet të rëndësishëm akademik dhe diplomatik.
