Zgjedh Fakultetin e Biznesit
Në Fakultetin Juridik formohen liderët e drejtësisë, mbrojtësit e ligjit dhe arkitektët e shtetit ligjor. 
Përmes programit Bachelor në Juridik të Përgjithshëm, studentët përgatiten për profesionet kyçe në sistemin e drejtësisë dhe në institucionet shtetërore, si: gjykatës, prokurorë, avokatë, noterë, përmbarues privatë, juristë në sektorin e biznesit dhe këshilltarë ligjorë.
Këtu ndërtohet rruga drejt karrierave që kontribuojnë në vendosjen e drejtësisë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e shoqërisë.
Studimet avancohen përmes programeve Master, të cilat hapin horizonte të reja akademike dhe profesionale:
Master në të Drejtën Civile dhe Biznesore
Përgatit ekspertë të së drejtës në fushën e ekonomisë, biznesit dhe marrëdhënieve juridike.
Master në të Drejtën dhe Sigurinë

Program unik dyvjeçar në Kosovë, që përgatit profesionistë për fushën e sigurisë, drejtësisë dhe institucioneve strategjike të shtetit.
Në Fakultetin Juridik nuk studion vetëm ligjin – përgatitesh të ndërtosh drejtësinë.
Bëhu zëri i ligjit.
Bëhu mbrojtësi i drejtësisë.
Bëhu lideri që shoqëria ka nevojë.
Zgjidh Fakultetin Juridik.
E ardhmja jote në drejtësi fillon këtu.
