Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Konferenca e 10-të Ndërkombëtare Shkencore, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të UHZ-së

Në kuadër të Kongresit të 10-të Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve, Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka”, organizoi Konferencën shkencore ndërkombëtare, një forum i rëndësishëm që mblodhi studiues, profesorë dhe ekspertë nga rajoni dhe Evropa.

Në emër të Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Petrit Nimani, Dekan i Fakultetit Juridik, mbajti fjalën përshëndetëse, duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e frytshëm akademik dhe rëndësinë e këtij forumi për avancimin e kërkimit juridik, shkëmbimin e ideve dhe nxitjen e debatit profesional mbi çështjet ligjore, shoqërore dhe integrimin evropian të rajonit.

Konferenca vazhdoi me sesione tematike ku u trajtuan sfidat juridike bashkëkohore, reformat në drejtësi, zhvillimet politike dhe perspektivat e integrimit evropian, duke ofruar një platformë të vlefshme për dialog dhe bashkëpunim ndëruniversitar.

Leave a comment