Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Mbahet koncerti promovues i Fakultetit të Arteve në Gjakovë

Në kuadër të aktiviteteve promovuese të Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka”, dje në qytetin e Gjakovës, në ora 13:30, u mbajt koncerti i radhës studentor. Ky aktivitet shënoi një tjetër prezantim të suksesshëm të kapaciteteve artistike të studentëve tanë para publikut gjakovar.

Gjatë këtij koncerti performuan:
Kuarteti i kitareve: Sidrit Haliti, Lindi Rudi, Dionis Berisha dhe Blina Nushi
Kitare solo: Lindi Rudi
Kitare solo: Dionis Berisha
Violonçel: Kaltrina Prenkolnikaj
Klarinetë: Ari Haxhija
Piano: Saranda Gashi
Solokëndim: Avdyl Berisha

Studentët u shoqëruan në piano nga korepetitori Gent Kumnova.

Ky cikël koncertesh ka për qëllim promovimin e punës profesionale që bëhet në Fakultetin e Arteve dhe afrimin e të rinjve me programet studimore që ofron Universiteti “Haxhi Zeka”.

Leave a comment

en_USEnglish