Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Zyra për Çështje Studentore

About
ZYRËs PËR ÇËSHTJE STUDENTORE
Detyrat dhe Përgjegjësitë

Zyra për Çështje Studentore në Universitetin “Haxhi Zeka” është përgjegjëse për organizimin, koordinimin dhe zbatimin e të gjitha proceseve që lidhen me studentët, që nga regjistrimi deri te diplomimi. Kjo zyrë siguron mbështetje administrative për studentët e rinj dhe ata ekzistues, duke garantuar transparencë dhe korrektësi në menaxhimin e të dhënave dhe dokumentacionit akademik.

Në bashkëpunim me menaxhmentin, njësitë akademike dhe Prorektorin për Mësimdhënie, Zyra për Çështje Studentore ndihmon në hartimin e politikave, planifikimin dhe realizimin e shërbimeve që lidhen me ciklin e plotë të studimeve të studentëve në UHZ.

Fushëveprimi dhe Funksionet Kryesore

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Zyrës për Çështje Studentore përfshijnë:

  • Koordinimin me Menaxhmentin dhe njësitë akademike për numrin e studentëve që do të pranohen në vitin e ri akademik dhe dërgimin e propozimeve në Senat;

  • Organizimin dhe përgatitjen e konkursit të pranimit dhe planifikimin e angazhimit të stafit për regjistrimin e studentëve;

  • Regjistrimin teknik të studentëve në vitin e parë të studimeve dhe njoftimin e fakulteteve për rezultatet;

  • Hartimin e raportit përfundimtar dhe pasqyrave për studentët e regjistruar;

  • Lëshimin e vërtetimeve lidhur me statusin e studentit dhe procesin e regjistrimit;

  • Përgatitjen dhe shpërndarjen e Informatorit për studentët e rinj nëpër njësitë akademike;

  • Menaxhimin e statistikave të studentëve për të gjitha nivelet e studimeve;

  • Përgatitjen dhe verifikimin e diplomave, si dhe mbajtjen e librit amëz për studentët e diplomuar.

Struktura dhe Përbërja e Zyrës

Zyra për Çështje Studentore udhëhiqet nga Drejtori i Zyrës për Shërbime të Studentëve, i cili raporton operacionalisht tek Secretary General, ndërsa për çështjet profesionale bashkëpunon dhe raporton tek Prorektori për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore.

Sipas sistematizimit të vendeve të punës, struktura e zyrës përfshin:

  • Drejtor i Zyrës për Çështje Studentore (1 nëpunës)

  • Zyrtar për Shërbime të Studentëve (1 nëpunës)

  • Zyrtar për Diploma (2 nëpunës)

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në Zyrën për Çështje Studentore është 4.

StaFF

VALBONA LUTA

Drejtor i zyrës për çështje studentore

Raportet

Go to Top