Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Zyra për Burime Njerëzore dhe Barazi Gjinore

About
ZYRës PËR BURIME NJERËZORE DHE BARAZI GJINORE

Zyra për Burime Njerëzore dhe Barazi Gjinore ka për detyrë zhvillimin dhe mbikëqyrjen e politikave dhe procedurave që lidhen me menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Zyra vepron në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat e brendshme të universitetit, duke kontribuar në krijimin e proceseve administrative të qëndrueshme dhe efektive, përfshirë edhe promovimin e barazisë gjinore.

Duties and responsibilities
  • Siguron që proceset e rekrutimit dhe selektimit të stafit zhvillohen në përputhje me parimet ligjore dhe institucionale;

  • Propozon dhe zhvillon politikat dhe procedurat për zhvillimin e karrierës dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit, si dhe menaxhon procesin e vlerësimit të performancës;

  • Analizon nevojat për trajnime dhe propozon programe trajnimi për zhvillimin profesional të stafit;

  • Implementon modele të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe harmonizon strukturat, resurset dhe përgjegjësitë;

  • Mbështet menaxhmentin në vlerësimin dhe përmirësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme;

  • Koordinon zbatimin e ligjit dhe Programit të Kosovës për Barazi Gjinore;

  • Promovon integrimin gjinor dhe buxhetimin gjinor në hartimin dhe zbatimin e politikave;

  • Bashkëpunon me Agjencinë për Barazi Gjinore dhe aktorët e tjerë relevantë;

  • Formalizon dhe dokumenton politikat e menaxhimit të burimeve njerëzore, si dhe interpreton dhe komunikon këto politika në mënyrë efektive.

reporting
  • Për çështje operative: Drejtori i Zyrës raporton te Sekretari i Përgjithshëm;

  • Për çështje profesionale: Drejtori koordinon punët me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë.

Job structuring
  • Drejtori i Zyrës për Burime Njerëzore dhe Barazi Gjinore;

  • Dy (2) Zyrtarë për Burime Njerëzore dhe Barazi Gjinore.

Number of workers
  • Zyra ka gjithsej 3 workers.

StaFF

Afrodita Gashi

Drejtori i Burimeve Njerëzore dhe Barazi Gjinore

Diliko Kaçi

Zyrtar i Burimeve Njerëzore
Go to Top