ZYRës sË PROKURIMIT
I. Detyrat dhe përgjegjësitë
Zyra e Prokurimit ka për detyrë kryesore realizimin e të gjitha prokurimeve të Universitetit “Haxhi Zeka” (UHZ), në përputhje me planifikimin vjetor të prokurimit, i cili përgatitet mbi bazën e kërkesave të zyrave të UHZ-së. Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
1.1. Zhvillimin dhe zbatimin e procedurave të prokurimit në pajtim me Ligjin dhe Rregulloret e Prokurimit Publik;
1.2. Rritjen dhe ndërtimin e kapaciteteve të UHZ-së për realizimin e prokurimeve me cilësi, si dhe mbështetjen e njësive tjera në këtë drejtim;
1.3. Menaxhimin periodik të procesit të prokurimit dhe sigurimin e raportimit të rregullt të brendshëm dhe të jashtëm;
1.4. Mirëmbajtjen dhe azhurnimin e regjistrit të prokurimit me çdo inicim të procedurave të reja të tenderimit.
II. Organizimi dhe raportimi
Zyra e Prokurimit udhëhiqet nga Drejtori i Zyrës së Prokurimit, i cili i raporton Sekretarit të Përgjithshëm dhe bashkëpunon ngushtë me Prorektorin për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.
III. Strukturimi i vendeve të punës
Me sistematizimin e vendeve të punës, Zyra e Prokurimit përbëhet nga:
Drejtor i Zyrës së Prokurimit;
Zyrtar i Prokurimit (2).
Numri i të punësuarve në Zyrën e Prokurimit është tre (3).