Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Zyra për Çështje Akademike dhe Përsosmëri në Mësimdhënie

About
ZYRës PËR ÇËSHTJE AKADEMIKE DHE PËRSOSMËRI NË MËSIMDHËNIE
Detyrat dhe Përgjegjësitë

Zyra për Çështje Akademike dhe Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin “Haxhi Zeka” është përgjegjëse për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve akademike, zhvillimin profesional të stafit dhe monitorimin e cilësisë së mësimdhënies.
Ajo mbështet Senatin e Universitetit, Këshillin Drejtues, njësitë akademike, si dhe grupet punuese në trajtimin e çështjeve akademike dhe përmirësimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerësimit.

Në bashkëpunim me Prorektorin për Mësimdhënie dhe Dekanët, zyra harton plane, raporte, analiza dhe zhvillon aktivitete që kontribuojnë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe përsosmërisë akademike në UHZ.

Fushëveprimi dhe Funksionet Kryesore

Detyrat dhe funksionet kryesore të Zyrës për Çështje Akademike dhe Përsosmëri në Mësimdhënie përfshijnë:

  • Organizimin dhe koordinimin e punës së zyrës dhe përgatitjen e kontratave për stafin akademik të rregullt dhe të angazhuar;

  • Përpilimin e informatave, raporteve dhe analizave statistikore për personelin akademik;

  • Hartimin dhe publikimin e konkurseve për angazhimin e stafit akademik në bashkëpunim me fakultetet;

  • Llogaritjen e orëve mbi normë dhe honorareve bazuar në propozimet e njësive akademike;

  • Përgatitjen e materialeve për mbledhjet e Komisionit të Studimeve, Këshillit Qendror të Doktoratës dhe Senatit të Universitetit;

  • Identifikimin e nevojave për trajnime profesionale të stafit akademik dhe organizimin e tyre në bashkëpunim me menaxhmentin dhe fakultetet;

  • Monitorimin e metodave të mësimdhënies dhe vlerësimit të përdorura nga stafi akademik, duke ofruar mbështetje për përmirësimin e tyre;

  • Hartimin e planeve individuale të zhvillimit profesional për stafin akademik;

  • Organizimin e monitorimeve të rregullta dhe ad-hoc për cilësinë e mësimdhënies, veçanërisht gjatë avancimeve akademike;

  • Përgatitjen e statistikave për nivelin e implementimit të metodave bashkëkohore në mësimdhënie dhe ofrimin e mbështetjes për përmirësimin e tyre.

Struktura dhe Përbërja e Zyrës

Zyra për Çështje Akademike dhe Përsosmëri në Mësimdhënie funksionon nën udhëheqjen e Prorektorit për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, i cili mbikëqyr punën e saj dhe siguron realizimin e objektivave akademike.

StaFF

Durim Hoxha

Drejtor i zyrës për Çështje Akademike dhe Përsosmëri në Mësimdhënie

Raportet

Go to Top