ZYRës PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN DHE PËRGJEGJËSITË
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun në Universitetin “Haxhi Zeka” është përgjegjëse për promovimin e punës dhe imazhit të universitetit, informimin e publikut dhe sigurimin e komunikimit efektiv me mediat vendore dhe ndërkombëtare.
Kjo zyrë është gjithashtu përgjegjëse për publikimin e informacionit në faqen zyrtare të universitetit, menaxhimin e prezencës në rrjetet sociale dhe përgatitjen e komunikatave për media.
Në bashkëpunim të ngushtë me Sekretarin e Përgjithshëm dhe njësitë tjera organizative, Zyra për Marrëdhënie me Publikun ndihmon në ndërtimin dhe forcimin e transparencës, promovimit dhe komunikimit publik të UHZ-së.
Fushëveprimi dhe Funksionet Kryesore
Zyra ushtron një rol të rëndësishëm në përfaqësimin dhe promovimin e universitetit përmes detyrave dhe përgjegjësive të mëposhtme:
Promovimi i punës së Universitetit “Haxhi Zeka” dhe përgatitja e komunikatave për media;
Monitorimi i përditshëm i mediave të shkruara dhe elektronike vendore dhe ndërkombëtare për interes të UHZ-së;
Shërbimi si pikë kontaktuese për mediat dhe komunikimin zyrtar të aktiviteteve të universitetit;
Përditësimi i faqes zyrtare të universitetit dhe menaxhimi i përmbajtjes në rrjetet sociale;
Përgjegjësia për zbatimin e ligjit mbi Qasjen në Dokumente Publike;
Koordinimi i raportimit me institucionet qendrore, përfshirë Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Integrimeve Evropiane, lidhur me Programin Kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.
Struktura dhe Përbërja e Zyrës
Zyra për Marrëdhënie me Publikun udhëhiqet nga Drejtori i Zyrës / Zëdhënësi i UHZ-së, i cili i raporton Sekretarit të Përgjithshëm. Struktura e kësaj zyre përbëhet nga:
Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun / Zëdhënës i UHZ-së
Zyrtar për Komunikim me Publikun
Numri i përgjithshëm i të punësuarve në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun është 2.