Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Zyra për Çështje Studentore

O nama
ZYRËs PËR ÇËSHTJE STUDENTORE
Detyrat dhe Përgjegjësitë

Zyra për Çështje Studentore në Universitetin “Haxhi Zeka” është përgjegjëse për organizimin, koordinimin dhe zbatimin e të gjitha proceseve që lidhen me studentët, që nga regjistrimi deri te diplomimi. Kjo zyrë siguron mbështetje administrative për studentët e rinj dhe ata ekzistues, duke garantuar transparencë dhe korrektësi në menaxhimin e të dhënave dhe dokumentacionit akademik.

Në bashkëpunim me menaxhmentin, njësitë akademike dhe Prorektorin për Mësimdhënie, Zyra për Çështje Studentore ndihmon në hartimin e politikave, planifikimin dhe realizimin e shërbimeve që lidhen me ciklin e plotë të studimeve të studentëve në UHZ.

Fushëveprimi dhe Funksionet Kryesore

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Zyrës për Çështje Studentore përfshijnë:

  • Koordinimin me Menaxhmentin dhe njësitë akademike për numrin e studentëve që do të pranohen në vitin e ri akademik dhe dërgimin e propozimeve në Senat;

  • Organizimin dhe përgatitjen e konkursit të pranimit dhe planifikimin e angazhimit të stafit për regjistrimin e studentëve;

  • Regjistrimin teknik të studentëve në vitin e parë të studimeve dhe njoftimin e fakulteteve për rezultatet;

  • Hartimin e raportit përfundimtar dhe pasqyrave për studentët e regjistruar;

  • Lëshimin e vërtetimeve lidhur me statusin e studentit dhe procesin e regjistrimit;

  • Përgatitjen dhe shpërndarjen e Informatorit për studentët e rinj nëpër njësitë akademike;

  • Menaxhimin e statistikave të studentëve për të gjitha nivelet e studimeve;

  • Përgatitjen dhe verifikimin e diplomave, si dhe mbajtjen e librit amëz për studentët e diplomuar.

Struktura dhe Përbërja e Zyrës

Zyra për Çështje Studentore udhëhiqet nga Drejtori i Zyrës për Shërbime të Studentëve, i cili raporton operacionalisht tek Generalni sekretar, ndërsa për çështjet profesionale bashkëpunon dhe raporton tek Prorektori për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore.

Sipas sistematizimit të vendeve të punës, struktura e zyrës përfshin:

  • Drejtor i Zyrës për Çështje Studentore (1 nëpunës)

  • Zyrtar për Shërbime të Studentëve (1 nëpunës)

  • Zyrtar për Diploma (2 nëpunës)

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në Zyrën për Çështje Studentore është 4.

Osoblje

VALBONA LUTA

Drejtor i zyrës për çështje studentore

Raportet

Idi na vrh