Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Biblioteka Qendrore Universitare

Përshkrimi i punëve të zyrës

Biblioteka Qendrore është zyre në kuadër të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Bibliotekës Universitare janë te përcaktuara me nenin 79, të Statutit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë:
    1.1. Biblioteka Qendrore Universitare mbledhë, përpunon dhe ofron në përdorim koleksione mësimore, materiale, informacione dhe shërbime bibliotekare për zhvillimin e veprimtarisë arsimore, shkencore si dhe për zhvillimin e aftësive dhe njohurive të studentëve e mësimdhënësve të tyre;
    1.2. Biblioteka Qendrore Universitare ofron shërbime për studentët dhe personelin mësimor duke i’u dhënë në huazim materiale bibliotekare dhe duke siguruar qasje në burimet elektronike të informacionit. Ofron shërbime profesionale për bibliotekat e fakulteteve përkatëse. Veprimtaria e bibliotekave universitare mbështetët në standardet ndërkombëtare bibliotekare;
    1.3. Biblioteka Qendrore Universitare është pjesë përbërëse e Rrjetit të njësuar Bibliotekar të Kosovës me qellim të zbatimit të standardeve bibliotekare, përgatitjes dhe shpërndarjes së bazës së të dhënave dhe begatimit e bashkërenditjes së bashkëpunimit ndërbibliotekar.
  2. Drejtori i Bibliotekës Universitare i raporton në aspektin operacional te Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa për çështjet profesionale që lidhen me detyrat e punës raporton dhe i koordinon punët me Prorektorin për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore
  3. Struktura organizative e BQU-së përcaktohet në përputhje me nevojat e BQU-së sipas standardeve ndërkombëtare për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore ndaj lexuesve;
  4. Në strukturën e BQU-së përfshihen Sektorët, Shërbimet dhe Zyrat.
  5. Me Rregulloren mbi organizimin e brendshëm të BQU-së (Organogram), përcaktohet veprimtaria e zyrave, mënyra e udhëheqjes, mënyra e kryerjes së punëve dhe detyrave, si dhe të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e të punësuarve në BQU.
  6. Numri i të punësuarve në Bibliotekën Qendrore Universitare është tre (3).

Bibliotekat

Biblioteka e Universitetit “Haxhi Zeka”

Universiteti, krahas të gjitha hapësirave të tjera të nevojshme, si institucion akademik, studentëve u ofron kushte edhe për mësim të pavarur në ambientet e Bibliotekës së Universitetit. Gjithashtu, u ofron edhe mundësinë për furnizimin me literaturën e nevojshme dhe të domosdoshme për programet e studimit.

Në kuadër të shërbimeve që ofrohen nga kjo njësi universitare janë:

  • hapësirat e mjaftueshme për mësim të pavarur të studentëve
  • ofrimi i literaturës së nevojshme shkencore konform programeve të studimeve
  • ofrimi i revistave të ndryshme shkencore e akademike për nevojat e plotësimit të programit të studimeve
  • literaturë tjetër, e lirë, jashtë programeve të studimeve, materiale elektronike për përmbushjen e kërkesave të procesit mësimor, etj.

Kliko për librat e fakultetit të Biznesit

Kliko për librat e fakultetit Juridik

Biblioteka me fond të hapur ofron:

  • Literaturë anglisht
  • Literaturë boshnjakisht
  • Literaturë prej burimeve elektronike
  • Akses në Internet
  • Studim në sallë

Frekuentimi i bibliotekës bëhet:

Të hëneve, të marteve, të mërkureve prej ores 08:00 – 16:00
Të enjteve, të premteve prej ores 08:00 – 19:00
Të shtunëve prej ores 10:00 – 16:00

Biblioteka gjendet ne objektet ekzistuese të Fakultetit të Biznesit në objektin B në katin e dytë dhe ne objektin e Fakultetit Juridik kati i III-të

knjižice

LISTA ME BIBLIOTEKAT ELEKTRONIKE- UHZ

Osoblje

Veton Jahmurataj

Drejtor i zyrës së Bibliotekës Qendrore

EBSCO Library

To Login UNIVERSITY OF PEJA:
Go to: http://search.ebscohost.com
User Id: ns020570
Password: Password

Temat e Masterit

Idi na vrh