fbpx
ZZHK vizitë zyrtare në Seraphine Plaza

ZZHK vizitë zyrtare në Seraphine Plaza

Drejtori i Zyrës për Zhvillim të Karrierës MA. Abedin Selimaj me bashkëpunëtoren Leonora Zefi, vizituan hotel Seraphine Plaza, me ç’rast u pritën nga menaxherët Znj. Ernesa Krasniqi dhe Zt. Elbasan Shtanaj.

Me këtë rast drejtori I ZZHK-së, shprehu falënderimet për mundësitë e ofruara për studentët në realizimin e punës praktike dhe punësimit në këtë biznes, si dhe gatishmërinë për bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët.

Duke qenë se menaxherja e hotelit Znj. Ernesa Krasniqi dhe një pjesë e personelit, janë të diplomuar në UHZ, u diskutua edhe për rolin dhe rëndësinë e të diplomuarve të UHZ-së në bashkëpunim dhe reformim.

Ky bashkëbisedim ka mundësuar që të ketë një vlerësim nga dy palët rreth bashkëpunimit të deritanishëm, por po ashtu edhe ka mundësuar që të ndahen informata për aktivitetet për zhvillim të karrierës që janë në funksion të ngritjes së shkathtësive dhe aftësive të kërkuara nga punëdhënësit.

Për Seraphine Plaza u dorëzua mirënjohje formale për kontributin e çmueshëm në vazhdimësi që kjo ndërmarrje i jep universitetit dhe studentëve në përgjithësi.

Vlen të përmendet që UHZ-ja ka ndarë mirënjohje kohë më parë edhe për GIZ/DIMAK dhe do vazhdojnë takimet me biznese tjera në interes të përbashkët.


Please follow and like us:
ShqipBosanskiEnglish