fbpx
Zhvillimi i programeve të reja dhe sigurimi i cilësisë në mësimdhënie

Zhvillimi i programeve të reja dhe sigurimi i cilësisë në mësimdhënie

TEMPUS

Zhvillimi i programeve të reja dhe sigurimi i cilësisë në mësimdhënie
Në kuadër të punëtorisë së sotme u prezentuan ekspertë të universiteteve partnere si dhe përfaqësues të UHZ –së. Temat që u prezentuan ishin:
“Përvojat e universiteteve nga EU, në zhvillimin e programeve studimore sipas kërkesave të tregut të punës”, “Zhvillimi i programeve të reja dhe sigurimi i cilësisë, praktikat nga vendet e EU-së, , “Metodologjitë e reja të mësimdhënies, mësimi në distancë – kërkesë gjithnjë në rritje në arsimin e lartë” dhe ”Mësimdhënia e bazuar në hulumtim”. Përvojat e kësaj punëtorie pritet të zbatohen dhe të jenë udhërrefyes për aktivitetet e ardhshme të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Institucionet partnere në këtë projekt janë: Universiteti i Edinburgh-ut, Universiteti Alicante, Universiteti “G. D`Annuzio”, Universiteti “Haxhi Zeka”, Wus Kosova, MASHT, Agjensia e Akredititimit e Kosovës dhe Qendra kosovare për bashkëpunim ndërkombëtar në arsimin e lartë.

Translate »