Vizitë në Brigadën për Reagim të Shpejtë (BRSH)

Vizitë në Brigadën për Reagim të Shpejtë (BRSH)

Studentë dhe përfaqësues nga menaxhmenti i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë vizituan Brigadën për Reagim të Shpejtë (BRSH).

Gjatë kësaj vizite studentët patën mundësi të njoftohen më shumë rreth procesit, misionit, detyrave dhe stërvitjeve të BRSH-së. Atyre po ashtu u prezantuan edhe aktivitete ditore ushtarake, nga ushtarët e kësaj brigade.

Në këtë vizitë është diskutuar edhe për mundësinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave nga të dyja palët, me qëllim të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve dhe vendit.

UHZ falënderon BRSH-në për mikpritjen dhe mundësinë e dhënë që studentët të njoftohen për së afërmi me aktivitetet dhe punën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.