fbpx
Vizitë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Vizitë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Disa student nga UHZ-ja, me daten 10.03.2018 vizituan Kuvendin e Republikes se Shqiperise dhe u mirpriten nga Kryetari z. Gramos Ruçi,

Kjo veprimtari u organizua me qëllim për të vizituar Kuvendin e Shqipërisë, për t’u njohur nga afër me funksionet, organizimin e punës dhe veprimtarinë parlamentare të Kuvendit dhe deputetëve, përfaqësues të popullit, si dhe për të takuar Kryetarin e Kuvendit.

Duke përshëndetur të rinjtë e pranishëm në Sallën e Seancave Plenare, Kryetari i Kuvendit shprehu kënaqësinë e veçantë dhe vlerësoi përkushtimin e të rinjve për të qenë të angazhuar dhe aktivë në drejtim të sipërmarrjes së veprimtarive me karakter informues, me qëllim njohjen dhe edukimin mbi jetën politike dhe shoqërore në Kosovë, në Shqipëri, por dhe me gjerë.

Mes Kryetarit të Kuvendit dhe studentëve u zhvillua një bashkëbisedim i hapur, gjatë së cilit z. Ruçi iu përgjigj interesimit të vizitorëve. Një ndër çështjet ku studentët drejtuan pyetje ishte dhe zbatimi i Reformës në Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, për të cilën Kryetari i Kuvendit u shpreh se Reforma në Drejtësi ka qenë një përpjekje më shumë se dyvjeçare, është reforma më e madhe, më e plotë, më e rëndësishme për dhënien zgjidhje të problemeve me drejtësinë në vend, është reforma e cila ka filluar të ketë arritjet e saj, duke filluar me miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese, me ngritjen e organeve të Vettingut dhe me nisjen e tyre nga puna. Biseda mes studentëve dhe Kryetarit të Kuvendit vijoi me çështje që i takojnë bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe rrugës integruese drejt BE-së.

Në përmbyllje të veprimtarisë, Kryetari i Kuvendit dhuroi për Univeristetin e Pejës disa botime të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me veprimtarinë dhe historikun e tij.

Në përfundim, Shërbimet e Kuvendit prezantuan për herë të parë tek studentët nga Universitetit “Hazhi Zeka” dy spote informuese mbi veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Vizita eshte realizuar me iniciativen e studenteve Albina Lleshi, Besiana Pergjegjaj dhe Genti Berisha

[Best_Wordpress_Gallery id=”41″ gal_title=”studentet”]

Translate »