fbpx
Vizitë e studentëve të Drejtimit Kontabilitet dhe Financa në Ministrin e Financave.

Vizitë e studentëve të Drejtimit Kontabilitet dhe Financa në Ministrin e Financave.

Sot, më 20 shkurt 2017 Parlamenti I Studentëve të UHZ së bashku me 40 studentët e Fakultetit të Biznesit Drejtimit Kontabilitet dhe Financa vizituan Ministrin e Financave ku u pritën nga Ministri  Financave Avdullah Hoti dhe Zëvendësministri Agim Krasniqi ku i informuan ata për zhvillimet dhe proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Financave.

 

Me këtë rast, Ministri Avdullah Hoti theksoi se Ministria e Financave si promotor i zhvillimin ekonomik dhe financiar të vendit, duke u bazuar në Strategjinë Zhvillimore të Qeverisë së Kosovës ka për obligim të hartoj Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, Buxhetin e Kosovës, të krijoj Planin për borxhin e brendshëm dhe atë të jashtëm, si dhe të krijoj politika Fiskale të cilat e përmirësojnë klimën e të bërit biznes në Kosovë, por edhe rrisë të hyrat buxhetore në Buxhetin e Kosovës.

 

Ai gjithashtu i njoftoi studentet e Universitetit “Haxhi Zeka” për  rrjedhën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, si dhe për anëtarësimin Kosovë në Institucionet Financiare Ndërkombëtare, ku theksoi se Kosova kohëve të fundit nga këto Institucione ka marrë vlerësime shumë te mira sa i përket krijimit të kushteve të të bërit biznes, por edhe për transparencën financiare.

 

Ndërsa, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi theksoi se Ministria e Financave  shumë herë është  e shtrënguar sa i përket ndarjeve buxhetore për Organizatat Buxhetore për shkak të mundësive të kufizuara buxhetore.

 

Ndërsa,  studentet e Universitetit të Pejës Haxhi Zeka  duke  falënderuar Ministrin Hoti dhe Zëvendësministrin Krasniqi për pritjen theksuan se vizitat si kjo janë shumë të rëndësishme për ta, për shkak se ndikojnë në pasurimin e dijes së tyre rreth institucioneve të shtetit të Kosovës  e në veçanti të Ministrisë së Financave, e cila mund të jetë një ndër vendet ku ata dëshirojnë të punojnë në të ardhmen.

Me këtë rast, studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në shenjë mirënjohje dhe falënderimi i ndanë Mirënjohje të veçantë ministrit Avdullah Hoti dhe zëvendësministrit Agim Krasniqi .

Të pranishëm gjatë vizitës ishin Nënkryetari për çështje organizative Genti Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm Saimir Dinaj.

 

Translate »