UHZ pranon paisje teknologjike nga Erasmus Plus

UHZ pranon paisje teknologjike nga Erasmus Plus

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në kuadër të projektit Erasmus+ ENEMLOS, ka pranuar pajisje teknologjike në vlerë mbi 25,000.00 euro si TV, laptop, kompjuterë të modelit ‘’All In One’’, sistemin më të ri të mbajtjes së konferencave online, prerëse të letrave, autoparlantë, HD Camera inteligjente, etj.

Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, në këtë projekt përfaqësohet nga Prof. Asoc. Dr. Sabiha Shala – Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore që njëherit është koordinatore e projektit ENEMLOS. Prorektorja me rastin e pranimit të këtyre paisjeve teknologjike njoftoj se të gjitha do të shfrytëzohen për themelimin e klinikave juridike në kuadër të Fakultetit Juridik. 

Ju faleminderit

Please follow and like us: