fbpx
UHZ ngushëllon familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri

UHZ ngushëllon familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të tërmetit të sotëm në Durrës dhe zona të tjera të prekura, kurse të lënduarve u uron shërim të shpejtë.

Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Fadil Millaku dhe i gjithë stafi i institucionit, thellë të shqetësuar, janë duke përcjellë lajmet për ngjarjen e trishtë që përjetuan qytetarët shqiptar.


Në këto momente kur motrat dhe vëllezërit tonë po përballën me dhimbjet e mërzisë dhe frikës, lutjet tona dhe solidariteti i pakursyer na bashkojnë për të tejkaluar më lehtë këtë tronditje të thellë dhe pasojat e shkaktuara.
UHZ vlerëson lartë çdo iniciativë shtetërore, grupore dhe individuale të qytetarëve tonë për grumbullimin e ndihmave për familjet e të dëmtuarve nga tërmeti, si shenjë solidariteti dhe mbështetje për popullin e Shqipërisë, në këto momente të vështira që po kalojnë.


UHZ bashkë ndjen dhembjen me gjithë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Shqipërisë.
Me mendje dhe zemër jemi me juve, Shqipëri.

Translate »