fbpx
UHZ nënshkroi marrëveshje me Universitetin Sapienza në Itali

UHZ nënshkroi marrëveshje me Universitetin Sapienza në Itali

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Sapienza në Romë – Itali.
Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil Millaku dhe Rektorit të Universitetit Sapienza, Prof. Eugenio Gaudio.


Qëllimi i kësaj marrëveshje është shkëmbimi i stafit, studentëve dhe të diplomuarve, implementimi i projekteve të përbashkëta hulumtuese, shkëmbimi i dokumentacioneve dhe informatave shkencore e publikimeve, bashkëpunimi përmes seminareve dhe takimeve të ndryshme si dhe zhvillimi i kurseve të përbashkëta.


Bashkëpunimi shkencor dhe arsimor do të ndiqet në fushat me interes të ndërsjellë, në bazë të barazisë dhe reciprocitetit.

Translate »