fbpx
Thirrje për aplikim për studentët e qytetit të Pejës

Thirrje për aplikim për studentët e qytetit të Pejës

Ju ftojmë të bëheni pjesë e programit “Coca-Cola përkrah Rininë” i cili ka për qëllim fuqizimin e të rinjve në Kosovë. Ky program i cili ofrohet pa pagesë nga trajnerë të certifikuar fokusohet në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës. Në këtë fazë trajnimi do të mbahet në qytetin e Prishtinës, Pejës dhe Ferizajt.


Punëtoritë tre ditore në kuadër të programit kanë për synim përmirësimin e aftësive të buta dhe aftësive për biznes. Për këtë vit janë planifikuar që të trajnohen 600 të rinj ku pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi ju do të certifikoheni dhe CV-të tuaja do të shpërndahen tek bizneset dhe institucionet partnere të Coca-Cola HBC Kosova duke rritur kështu mundësitë tuaja për punësim.


Bëhuni pjesë e programit “Coca-Cola përkrah Rininë” duke aplikuar në linkun e mëposhtëm deri më datën 24 shtator: http://www.coca-colaperkrahrinine.com/?fbclid=IwAR0S-H-d-wX1GTvMUuTDalfpLnlIsyzE91fxTnAeYbgmnRQ0dXz1jZwD7p8#register
Ju mund të informoheni më shumë duke vizituar faqen në Facebook të kompanisë implementuese të këtij programi PR Solutions apo duke dërguar mesazh në cocacolaperkrahrinine@gmail.com

Translate »