fbpx
Thirrje për aplikim – Dialogue Academy 2020

Thirrje për aplikim – Dialogue Academy 2020

Për të gjashtin vit radhazi, Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Serbi po organizon Akademinë e Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja, që zhvillohet në kuadrin e Nismës “Follow Us”. Akademia e Dialogut të OSBE-së do të zhvillohet online nga 31 tetor deri më 27 nëntor 2020.


Kandidatët duhet të jenë gra të reja nga mosha 20-27 vjeç, studente ose profesioniste të reja në fushën e politikës, drejtësisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave shoqërore, qeverisjes dhe mediave. Ato duhet të demonstrojnë interes të vërtetë dhe/ose angazhim në veprime qytetare (politikë, vullnetarizëm, punë në komunitet, avokim dhe/ose politikbërje).
Kërkohen aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze, pasi leksionet, diskutimet dhe materiali i punës do të jenë në anglisht.
Afati i fundit për aplikime është 14 tetor 2020, deri në mesnatë.
Facebook: https://www.facebook.com/oscekosovo/posts/2725713174359869
Web: https://www.osce.org/mission-in-kosovo/465165?fbclid=IwAR1MGD_xvIgxS1rI4ZCJD_DTJsUDO2pJdzyROsgljNYdh1Ii1aFn9GYjHMQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »