Universiteti Haxhi Zeka
I dedikuar për cilësi, standarde dhe suksese
Misioni
Universiteti “Haxhi Zeka” vazhdon traditën e vet pozitive akademike e artistike, krijon mjedis dhe përvoja transformuese akademike në funksion të realizimit të potencialit të plotë të studentëve, zbaton standarde të avancuara shkencore dhe ndihmon zhvillimin ekonomik të rajonit të Pejës dhe të vendit në përgjithësi.
Vizioni
Universitet modern dhe i respektuar, që ofron mësimdhënie cilësore, hulumtim dhe kreativitet artistik, vepron si partner i besueshëm për bizneset, komunitetin dhe institucionet vendore e ndërkombëtare të arsimit të lartë, si promotor i zhvillimit rajonal dhe mbështetës i zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë kosovare në përgjithësi.
Vlerat
Në funksion të arritjes së vizionit dhe përmbushjes së misionit të vet, Universiteti “Haxhi Zeka” ka inkorporuar dhe funksionon bazuar në integritet akademik, transparencë, llogaridhënie, partneritet, diversitet dhe multietnicitet.
11254
UNDERGRADUATE
3826
GRADUATE
765
POSTGRADUATE