fbpx
Telegram ngushëllimi për familjen Ademaj

Telegram ngushëllimi për familjen Ademaj

Me rastin e ndarjes nga jeta e Sekretarit të përgjithshëm, z. Astrit Ademaj, Rektori i UHZ-së, Prof. Dr. Fadil Millaku dërgon këtë telegram ngushëllimi:

E nderuar familja Ademaj,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut, Astrit Ademaj. Astriti ka qenë kolegë i respektuar, profesionist dhe i ka shërbyer me përkushtimin e tij më të lartë institucionit tonë. Unë dhe i gjithë stafi i UHZ-së kemi pas nderin të punojmë së bashku me të dhe sot ndjehemi të pikëlluar që nuk është më në mesin tonë.

Prandaj, në emrin tim si Rektor dhe në emër të gjithë stafit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Astritit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Me respekt,
Prof. Dr. Fadil Millaku

Translate »