fbpx
Takimi i FSUNK-së

Sot, Bordi Drejtues i FSUNK-së virtualisht zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në takim mori pjesë edhe Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë i UHZ-së Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj, si anëtar i këtij Bordi. Në këtë takim u diskua rreth aktiviteteve të federatës në vazhdimësi, si dhe koordinimin e garave dhe aktiviteteve të tjera, të pezulluara si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Bordi Drejtues, u dakordua që aktivitetet e Ligave Universitare të inauguruara në mars të viti 2020, të vijojnë nga muaji shtator, ndërkaq u diskutuan edhe nismat e tjera që federata planifikon të marr gjatë javëve në vijim.

FSNUK, me vendim të qeverisë ka anuluar përkohësisht aktivitetet e planifikuara si pasojë e koronavirusit, ndërkaq ka vijuar përmes platformave online të promovojë sportin universitar tek studentët.

Translate »