Takim me KFOR LMT K13

Takim me KFOR LMT K13

Me datë 22 shtator 2020, në Universitetin ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë është zhvilluar takim në mes të Rektorit të UHZ-së Prof. Dr. Fadil Millaku dhe Komandantit Elia Guido Tura të LMT K13 – Villaggio Italia. Takimi ishte kryesisht informues për LMT K13 – Villaggio Italia, lidhur me programet studimore, hapësirave, programet e mobilitetit, bashkëpunimet ndërkombëtare me universitetet e vendeve të Evropës veçanërisht shtetin e Italisë dhe sfidat që ka paraqitur pandemia COVID-19 për stafin dhe studentët.


Rektori Millaku ka shprehur falenderimet e tij të sinqerta për bashkëpunimin dhe raportin e krijuar mes UHZ-së dhe LMT K13 – Villaggio Italia, duke uruar që një bashkëpunim i tillë të konkretizohet me projekte dhe aktivitete të ndryshme që ndihmojnë studentët e këtij institucioni arsimor.

Please follow and like us: