Takim koordinues me OPTIMA

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, i përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Fadil Millaku dhe Prorektori Prof. Dr. Ibish Mazreku, në kuadër të projektit ‘’Zhvillimi i Sistemit Gjithëpërfshirës të Vlerësimit të Stafit Akademik’’ nga OJQ OPTIMA, kanë mirëpritur në takim koordinues Dr. Sharon Hart.

Ky takim koordinues u zhvillua së bashku me Komisionin e themeluar nga UHZ-Pejë, që përbëhet nga përfaqësues të pesë (5) njësive akademike, që kanë për detyrë të monitorojnë implementimin e metodave të reja të sistemit për vlerësim të stafit akademik. 

Ky projekt ka për qëllim që procesi i vlerësimit të procesit akademik të përshtatet në mënyrë unike për UHZ-në.

Please follow and like us: