Takim informues me përfaqësuesit e programit të USAID-it, Drejtësia Komerciale

Takim informues me përfaqësuesit e programit të USAID-it, Drejtësia Komerciale

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, përkatësisht menaxhmenti i Fakultetit Juridik, në krye me U.D. Dekan Petrit Nimani, pritën në takim përfaqësuesit e programit të USAID-it, Drejtësia Komerciale.
Qëllimi i takimit ishte që studentëve të Fakultetit Juridik, t’u mundësohet mbajtja e klinikave dhe simulimi i rasteve të ndryshme, qofshin ato civile apo penale.
Përfaqësuesit e USAID-it theksuan se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me njësitë e tjera akademike të UHZ-së.
Në fund të këtij takimi palët u pajtuan që hapi i ardhshëm të jetë nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit në mes të UHZ-së dhe programit të USAID-it, Drejtësia Komerciale.

Please follow and like us: