fbpx
Studentët e UHZ-së japin ndihmë juridike falas

Studentët e UHZ-së japin ndihmë juridike falas

Studentët e Klinikave Juridike të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, instaluan Pemën e të Drejtave në sheshin e qytetit të Pejës, duke ftuar qytetarët të mësojnë më shumë rreth të drejtave të tyre ligjore dhe të drejtën në ndihmë juridike falas.


Përmes këtij instalacioni, qytetarët patën mundësi që të shprehin mendimet e tyre rreth sistemit të drejtësisë dhe çfarë ata dëshirojnë që të ndryshojë për të arritur të drejta të barabarta për të gjithë.
Instalacioni u vizitua nga zyrtarja rajonale ligjore në misionin e USAID-it në Kosovë, znj. Rebecca Hammel, e cila përgëzoi studentët dhe universitetin për organizimin e aktivitetit vetdijësues.
Ky aktivitet u mundësua me mbështetjen e popullit amerikan përmes Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen në Kosovë.

[Best_Wordpress_Gallery id=”184″ gal_title=”Studentët e UHZ-së japin ndihmë juridike falas”]
Translate »