Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”, përkatësisht të Fakultetit të Biznesit organizuan “Panairin e Vullnetarizmit Ndërmarrës” i cili u mbajt me datë 27.12.2018 në Fakultetin e Biznesit.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte për të ndihmuar familjet në nevojë, qëllimi i cili edhe u arrit falë punës së palodhshme të studentëve, të cilët u ndihmuan edhe nga staf akademik dhe administrativ.
Nëpërmjet këtij panairi u grumbulluan 30 pako me mallra esenciale ushqimore e higjienike, 100 dhurata festive për fëmijë, 90 dhurata me veshmbathje, si dhe 30 pako me lodra për fëmijë.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë studentët vullnetar dhe të tjerët, të cilët ndihmuan në mënyra të ndryshme që ky panair të organizohet.