Shënohet Dita Botërore e Tokës në UHZ

Për të shënuar Ditën Botërore të Tokës, në Fakultetin e Agrobiznesit është zhvilluar një aktivitet nga studentët dhe stafi akademik i UHZ-së duke rregulluar infrastrukturën me gjelbërim. Ky aktivitet kishte për qëllim sensibilizimin dhe edukimin e të gjithëve për ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit jetësor. Në këtë aktivitet morën pjesë studentët e Fakultetit të Agrobiznesit, Rektori UHZ-së Prof. Dr. Fadil Millaku, Dekani Fakultetit Agrobiznesit Prof. Asoc. Dr. Nexhdet Shala dhe Prodekani Prof.Asoc.Dr. Ismajl Cacaj. Me këtë rast, Rektori i UHZ-së Prof. Dr. Fadil Millaku falënderoj iniciatorët e këtij aktiviteti, duke thënë se kujdesi ditor ndaj natyrës duhet të jetë qëllimi kryesor i gjithësecilit për të mbrojtë planetin Tokë dhe gjitha resurset e saj nga ndotja që bëhet çdo ditë nga ndërtimet, gazrat, mbeturinat, etj.

Please follow and like us: