fbpx
Sesion informues rreth garës Generation Unlimited

Sesion informues rreth garës Generation Unlimited

Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë u mbajt sesion informues rreth garës Generation Unlimited nga ligjëruesi i projektit në Innovations Lab Kosovo, ztr. Blond Gerqari në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës.

UNICEF Innovations Lab Kosovo në partneritet me PEN do të organizojnë garën globale Generation Unlimited Youth Challenge e cila ka për qëllim të mësojë të rinjtë e moshës 14-24 vjeç rreth mënyrës së zhvillimit të një produkti, kampanje, apo shërbimi.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Të rinjtë e moshës 14-24 vjeç, nga i gjithë territori i Kosovës dhe të gjitha komunitetet;
  • Ekipet që ofrojnë zgjidhje në një nga sfidat më poshtë:

  • Si mund të përmirësojmë qasjen në edukimin gjithëpërfshirës dhe të rrisim mundësitë e mësimit te fëmijët me aftësi të kufizuara, përmes metodave alternative dhe kreative?
  • Si mund të krijojmë një lidhje më të mirë në mes të mundësive për punësim dhe të rinjve, duke përmirësuar aftësitë e tyre, dhe duke rritur angazhimin e sektorit privat?   

Pesë (5) nga 10 ekipet pjesëmarrëse në punëtori do të fitojnë grant në vlerë prej 1000 EURO për implementim të produktit apo shërbimit të tyre, si dhe mundësi të marrin pjesë në Garën Globale, e cila mbahet në shkurt 2020 që njëkohësisht është edhe një mundësi për të fituar fonde shtesë për zhvillim të projektit të tyre.

Punëtoria mbahet prej 29 nëntor deri me 1 dhjetor, 2019.

Të gjitha shpenzimet përgjatë kësaj punëtorie janë të mbuluara nga organizatorët.

Afati i fundit për aplikim në punëtorinë Generation Unlimited është deri më 20 nëntor 2019.

Linkun për aplikim e gjeni këtu:  http://lab.kosovoinnovations.org/formcraft-testing/wp-content/plugins/formcraft/form.php?id=257&preview=true

Translate »