fbpx
Sesion informues për Praktikë të Bizneseve Gjermane

Sesion informues për Praktikë të Bizneseve Gjermane

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, se të hënën më datë 28 tetor 2019, duke filluar nga ora 15:00, në Sallën e Diplomimit në Objektin A të Fakultetit të Biznesit, mbahet sesion informues për Praktikë të Bizneseve Gjermane.
Prezantimi do të mbahet nga koordinatorja e programit, znj. Antje Muller, dhe të pranishëm do të jenë edhe disa nga bursistët e programit.
Internship Programme of German Business (www.stipendienprogramm.org) ndihmon studentët dhe të diplomuarit e rinj që të fitojnë përvojën e parë të punës në kompanitë lider në Gjermani. Gjatë 16 viteve të fundit, janë mbështetur më shumë se 800 studentë dhe të diplomuar të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor (dhe Kroacisë) në këtë rrugë. Të gjithë ata kanë kaluar tre deri në gjashtë muaj në Gjermani, kanë pas mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve dhe t’i zbatojnë ato në praktikë. Pas kthimit në vendlindjet e tyre, të gjithë kanë gjetur punë mjaft shpejt. Përveç kësaj, bursistët janë të organizuar në një rrjet rajonal të alumni-ve ku ata trajnohen vazhdimisht sipas nevojave të tregjeve lokale të punës.
Brezi i ardhshëm i bursistëve do të fillojë praktikën me 1 korrik 2020. Thirrja për aplikime do të jetë e hapur nga 1 tetori 2019 deri më 11 nëntor 2019 dhe ata mund të informojnë veten për përfitimet e programit dhe procedurën e aplikimit në faqen tonë të internetit: www.stipendienprogramm.org

Translate »