REKTORI MILLAKU PRET NË TAKIM Z. NAFI KRASNIQI

REKTORI MILLAKU PRET NË TAKIM Z. NAFI KRASNIQI

Në Universitetin ”Haxhi Zeka” në Pejë, është mbajtë takim në mes të rektorit Prof.Dr. Fadil Millaku dhe drejtorit ekzekutiv të organizatës joqeveritare ”Drejtësi për të Gjithë” z. Nafi Krasniqi. Në këtë takim, është biseduar rreth arritjes së një marrëveshje bashkëpunimi në mes të dy palëve, për ti ofruar mbështetje individëve të mbijetuar nga dhuna seksuale në luftën e fundit në Kosovë, përmes ligjeratave, aktiviteteve dhe kampanjave të ndryshme vetdijësuese.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është integrimi në jetën akademike, parandalimi i paragjykimit të këtyre personave dhe stigmatizimit që i bëhet në shoqëri. Rektori Millaku, shprehi gadishmëri për përkrahje dhe theksoj se: ” Ne, si Universitet Publik në qytetin e Pejës, do të ofrojmë të gjitha kapacitetet tona akademike, për të ndihmuar integrimin e kësaj kategorie të ndjeshme dhe të stigmatizuar të shoqërisë sonë kosovare, në jetën akademike dhe shkencore.”

Please follow and like us: