Administrata Qendrore

Administrata ofron shërbime efikase dhe të dobishme administrative që t’i mundësojë personelit akademik përmbushje e objektivave dhe përgjegjësitë në fushën e formimit akademik, të kërkimeve shkencore dhe punës artistike, në mënyrën më të mirë të mundshme, siç është e paraparë me Statut të Universitetit.

Administrata Qendrore e Universitetit është përgjegjëse për çështjet profesionale, administrative dhe teknike në lidhje me:

  • arsimin, kërkimet shkencore dhe punën artistike;
  • administrimin e njohjes së studimeve;
  • administrimin e personelit;
  • aspektet ligjore;
  • planin zhvillimor të universitetit;
  • kontabilitetin dhe financat;
  • mirëmbajtjen dhe dokumentimin e pronës;
  • dosjet;
  • qarkullimin e mallrave;
  • menaxhimin e sistemit të informimit;
  • bazën qendrore të të dhënave;
  • aspektet tjera të përgjithshme të administratës së universitetit.