Realizohet ligjeratë online me Prof. Dipra Jha

Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis ka realizuar ligjeratë online për studentët me Profesorin e Universitetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Dipra Jha. Temë diskutimi në ishte ‘’Menaxhimi në Hoteleri ‘’ dhe inovacioni menaxherial në fushën e hotelerisë në kohë globalizmi. Përgjatë bashkëbisedimit studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje lidhur me temën dhe të përfitojnë nga eksperienca dhe përvoja e Prof. Dipra Jha.

Në këtë ligjeratë morën pjesë edhe Rektori i UHZ-së Prof. Dr. Fadil Millaku, Prorektori Prof. Dr. Ibish Mazreku dhe Dekani i Fakultetit të MTHM-së Prof. Asoc. Dr. Adem Dreshaj të cilët falënderuan studentët për pjesëmarrje dhe Prof. Dipra për bashkëpunimin. Rektori Millaku në emër të UHZ-së shprehi gadishmërinë edhe për bashkëpunim mes universiteteve që në të ardhmen të ju shërbej studentëve të MTHM-së e në veçanti qytetit të Pejës, që njihet për bukuritë natyrore dhe turizëm.

Please follow and like us: