Punëtoria Online “Zhvillimi i kornizës  për planet kërkimore në universitete”

Punëtoria Online “Zhvillimi i kornizës për planet kërkimore në universitete”

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, i përfaqësuar nga stafi akademik Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala, Prof.Asoc.Dr. Mimoza Hyseni Spahiu, Prof.Dr. Florin Peci, Prof.Ass.Dr. Arieta Camaj Ibrahimi, Prof.Ass.Dr. Orhan Çeku, Prof.Ass.Dr. Albona Shala Abazi, Ass. Behrije Ramaj Desku, Ass. Besfort Ahemti, Ass. Valdrin Misiri, Filojeta Kuqi dhe Armend Fetahaj, morën pjesë në punëtorinë e organizuar në kuadër të projektit ResearchCult e cila u mbajt me 15-16 prill, për zhvillimin e planeve-kërkimore në universitete.


Kjo punëtori ishte një mundësi unike për të pasur një pasqyrë të planeve kërkimore dhe strategjive të universiteteve partnere evropiane dhe lokale. Praktikat dhe përvojat e mira u prezantuan nga Universiteti Sapienza i Romës, Universiteti i Zagrebit, Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore nga Bullgaria.
Gjatë kësaj punëtorie u prezantua edhe Strategjia për kërkime shkencore nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.
Pjesëmarrësit ranë dakord për aktivitetet e ardhshme në lidhje me zhvillimin e planeve kërkimore dhe krijimin dhe funksionalizimin e Zyrave për Kërkime Shkencore dhe për një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shkëmbimin e përvojave në arritjen e një rezultati të suksesshëm të projektit.

Please follow and like us: