fbpx
Pjesëmarrja në punëtorinë e HERAS në Vienë të Austrisë

Pjesëmarrja në punëtorinë e HERAS në Vienë të Austrisë

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil Millaku, mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga HERAS, në Vienë të Austrisë.

Qëllimi i këtij takimi ishin rezultatet e projektit HERAS, diskutimet rreth mësimeve të marra në lidhje me planifikimin, zbatimin dhe qëndrueshmërinë e projektit, diskutimi për strategjinë e qëndrueshmërisë/përdorimit të instrumenteve dhe mjeteve të zhvilluara, gjetjet nga vlerësimi afatmesëm, prezantimi i HERAS Plus, diskutimi mbi përfitimet dhe përvojat e projektit HERAS, etj.

Në këtë punëtori morën pjesë edhe rektorët e universiteteve të tjera publike të Kosovës, përfaqësuesit e MASHT-it, drejtori i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, si dhe përfaqësuesit e WUS Austria por edhe ekspertë austriak.

Translate »