fbpx
Pjesëmarrja në Ligjëratën Politika e Jashtme dhe e Sigurisë e Bashkimit Evropian (CFSP)

Pjesëmarrja në Ligjëratën Politika e Jashtme dhe e Sigurisë e Bashkimit Evropian (CFSP)

Studentët e Fakultetit Juridik të Modulit Ndërkombëtar, të shoqëruar nga Prorektorja për Mësimëdhënie dhe  Çështje Studentore Prof. Ass. Dr. Sabiha Shala dhe U.d. e Dekanes së Fakultetit Juridik, Prof.Ass.Dr. Gjylbehare Murati  dhe me ftesë të  Ambasadës së Francës në Kosovë,  morën pjesë në një ligjëratë  të mbajtur nga z. Frédéric Charillon. Temë e kësaj ligjërate ishte politika e jashtme dhe e sigurisë e Bashkimit Evropian (CFSP).
Frédéric Charillon është profesor i shkencave politike dhe ligjëron në Shkollën Kombëtare të Administratës, ne Universitetin « Sceinces Po Paris » dhe në disa universitete franceze dhe të huaja. Fushat e tij kërkimore përfshijnë marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtjen, Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet e jashtme të Bashkimit Evropian.

 

Translate »