Përkrahja strategjike në themelimin dhe zhvillimin e strukturave të qëndrueshme te sigurimit te cilësisë në Universitetit “Haxhi Zeka” (SD@UHZ)
Kohëzgjatja e projektit: 36 muaj
Fillimi i Projektit: 01 Dhjetor 2013 – 30 Nëntor 2016
Numri i Projektit : 543801-TEMPUS-1-2013-1-UK-TEMPUS-JPGR
Partneret e projektit janë :
• Universiteti i Edinburgh-ut (grant mbajtes), Skotlande;
• Universiteti i Alicante, Spanje;
• Universiteti Degli Studi “G. D’Annunzio” di Chieti-Pescara, Itali;
• Universiteti Haxhi Zeka, Kosovo
• WUS Kosova, Kosovo
• Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknologjise (MASHT) Kosove;
• Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) , Kosove;
• Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtare ne Arsimin e Larte – Kosove
Qëllimi i projektit
Qëllimi i gjere i projektit është ne mbështetjen strategjike te Universitetit Haxhi Zeka ne fushat si ne vijim: sigurimin e cilësisë, bashkëpunimin ndërkombëtare dhe mbështetjen e shërbimeve te studenteve. Ne ketë mënyre qëllimi kryesor i projektit është qe te mbështes Universitetin Haxhi Zeka ne arritjen e objektivave te procesit te Bolonies – Plani Strategjik i Arsimit te Larte ne Kosove 2011-2016, Strategjia Evropë 2020 , Korniza strategjike e Bashkëpunimit Evropian ne edukimin dhe trajnimin (ET 2020) ne fusha te caktuara, me qellim që të ndihmohet ne integrimin e Kosovës ne fushën Evropiane te Arsimit te larte.
Objektivat specifike te projektit janë:
• Të ndihmoj ne strukturën menaxheriale te Universitetit;
• Të ndihmoje ne themelimin dhe fuqizimin e zyrës për sigurimin e cilësisë ;
• Të ndihmoj ne themelimin dhe fuqizimin e zyrës per bashkepunim nderkombetar;
• Të ndihmoj ne përmirësimin e shërbimeve studentore me paraqitjen e shërbimeve te reja;
• Të modernizoj sistemin informativ te Universitetit
Financimi i Projektit : Komisioni Evropian përmes TEMPUS projektit
Web faqja e projektit: http://sd-uhz-tempus.net/