fbpx
ORGANIZIMI I KONFERENCËS MULTIDISIPLINARE E ISRES NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA”

ORGANIZIMI I KONFERENCËS MULTIDISIPLINARE E ISRES NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA”

Shoqata Ndërkombëtare për Kërkime në Arsim dhe Shkencë (ISRES) është një organizatë me fokus ndërkombëtar, që ka për synim të mbledhë shkencëtarë nga mbarë bota dhe të krijojë mundësi për publikimin e artikujve shkencorë, punimeve të konferencave dhe librave në platforma të njohura, si SCOPUS dhe Web of Science. Në përpjekje për të arritur këto objektiva, ISRES organizon konferenca ndërkombëtare, boton libra dhe revista shkencore, si dhe realizon projekte në nivel global.

Në këtë frymë, përfaqësuesit e ISRES vizituan Universitetin “Haxhi Zeka” për të shqyrtuar mundësinë e organizimit të konferencës së radhës në këtë institucion. Delegacioni, i përbërë nga presidenti i ISRES, Prof. Dr. Mehmet Özaslan nga Universiteti i Gaziantepit, Turqi dhe Prof. Dr. Seyit Ahmet Kiray nga Universiteti Necmettin Erbakan, Turqi, të shoqëruar nga Prof. Asoc. Dr. Ibrahim Krasniqi nga Universiteti “Haxhi Zeka” u pritën nga prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, prof.dr. Edmond Beqiri dhe prorektoret Shehu dhe Hajdari.

Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit, rëndësia e organizimit të konferencës ndërkombëtare në korrik të vitit 2025 në Universitetin “Haxhi Zeka”, si dhe tema të tjera që kanë rëndësi për zhvillimin e shkencës dhe ndërkombëtarizimin e universitetit “Haxhi Zeka”.

Translate »