Të dashur anëtarë të përsonelit akademik, administrativ dhe qytetarë,
Me shqetësim të thellë, Universiteti “Haxhi Zeka” dëshiron të njoftojë se është duke u përballur
me një situatë alarmante në lidhje me hapjen e llogarive të rreme në rrjetet sociale dhe e-maila,
të cilat përdorin emrin dhe identitetin tonë. Këto llogari të paautorizuara kanë si qëllim
keqpërdorimin e emrit tonë dhe kanë shënjestruar anëtarët e stafit, duke i kontaktuar me
informacione të pavërteta dhe potencialisht të dëmshme.
Këto veprime përbëjnë një kërcënim serioz për reputacionin tonë dhe për integritetin e
Universitetit “Haxhi Zeka”. Kjo situatë është e papranueshme dhe e nevojshme është që ne të
veprojmë me një zë të vetëm për ta adresuar këtë çështje.
Për këtë arsye, bëjmë thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim nga të gjithë anëtarët e stafit
akademik dhe administrativ. Të gjithë jeni të lutur të injoroni çdo llogari dhe komunikim që nuk
është i autorizuar dhe që nuk i përket kanaleve zyrtare të universitetit. Asnjë anëtar i stafit nuk
duhet të angazhohet me këto llogari, përfshirë reagimet, shprendarjet ose komentet në emër të
institucionit. Këto aktivitete mund të dëmtojnë rëndë reputacionin tonë dhe të krijojnë konfuzion
të panevojshëm.
Gjithashtu, inkurajojmë çdo anëtar të stafit që të raportojë rastet e dyshimta në administratë, në
mënyrë që të mund të ndërmarrim veprimet e nevojshme për të mbrojtur emrin e Universitetit
“Haxhi Zeka”.
Ne jemi të angazhuar për të ruajtur integritetin dhe vlerat e institucionit tonë dhe do të punojmë
në mënyrë proaktive për të parandaluar hapjen e llogarive të tilla në të ardhmen. Mbrojtja e
identitetit tonë si universitet është një përgjegjësi e përbashkët që kërkon angazhimin e secilit
prej nesh.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe përkushtimin tuaj ndaj Universitetit “Haxhi Zeka”. Bashkë,
mund të sigurojmë që institucionin tonë të mbetet një vend i besueshëm dhe respektuar.