Të dashur studentë,
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2024/2025, ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e organizuar nga Dekanati i Fakultetit të Biznesit. Në këtë ceremoni, fjalën përshëndetëse do ta mbajnë:
- Dekani i Fakultetit të Biznesit,
- Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”,
- Prodekanët e Fakultetit të Biznesit.
Ceremonia do të mbahet me datë 01 Tetor 2024, në orën 12:00, në sallën A5 në Fakultetin e Biznesit.
Ju mirëpresim të gjithëve!
Me respekt,
Dekanati i Fakultetit të Biznesit